← Kthehu në Lajme
Shpat Deda sonte ne Teatrin i Gjilanit.

Shpat Deda sonte ne Teatrin i Gjilanit.

Shpat Deda vjen në skenën e Teatrit të Gjilanit në kuadër të Tetorit Rozë

Teatri i Qytetit në Gjilan do të mirëpresë së shpejti artistin dhe kantautorin e njohur Shpat Deda, i cili do të performojë në një mbrëmje të veçantë muzikore kushtuar Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Gjatë koncertit, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë këngë të reja nga albumi i tij i fundit, si edhe këngë të dashura dhe të njohura nga repertori i tij, të cilat kanë shënuar muzikën shqiptare ndër vite. Me stilin e tij unik, prezencën skenike dhe emocionin që përcjell, Shpat Deda premton një performancë të afërt, të ngrohtë dhe plot atmosferë artistike.

Ky event synon të bashkojë artin me kauzën, duke sjellë vëmendje, mbështetje dhe mesazhe pozitive për të gjithë ata që përballen me sfida shëndetësore.

Teatri i Gjilanit i fton qytetarët dhe artdashësit të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme.
Teatri i Gjilanit ka qenë gjithmone plot me magji ✨❤️‍🔥
Keto ishin fjalet e Shpat dedes sipas eksepriences ne Teatrin e qytetit te Gjilanit.

Shpërnda këtë lajm: