Përfundon me një sukses tjetër të jashtëzakonshëm Festivali për Kantautor "TEEN FEST KOSOVA" Edicioni IV i cili u mbajtë më 11.11.2023 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit me paraqitjen e 11 Kantautorëve nga të gjitha trevat shqiptare të cilët u ndjekën nga një publik i mrekullueshëm artëdashës që nuk i kursyen duartrokitjet asnjëher!
Organizator: OJQ DEFKO PRODUCTION me Drejtor z. Dëfrim Behluli
Mbështetur nga Komuna e Gjilanit me Kryetar z. Alban Hysenin dhe D.K.R.S me Drejtor z. Kushtrim Zeqirin!
Sponsor Medial: Radio Televisioni i Kosovës
Çmimet të cilat u ndan të vlerësuar nga juria profesionale e përbërë nga:
- Shqipe Halili Spahiu - Redaktore e muzikes në RTK,
- Fahrush Azemi - Këngëtar
- Drita Kryeziu - Profesor Doktor i Artit muzikor në Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan janë siç vijojnë:
- Çmimi Vendi i Parë: Glejvis Lleshaj
- Çmimi Vendi i Dytë: Viola Pira dhe Urata Gashi
- Çmimi Vendi i Tretë: Agnesa Sejdiu dhe Vjollcë Osmani
Ju faleminderit dhe mirupafshim në edicionin e radhës të
TEEN FEST KOSOVA