DJE SHËNUAM 6-VJETORIN E THEMELIMIT TË ORGANIZATËS “FUQIA E BASHKIMIT RINOR”
Dje ,me krenari dhe emocion, shënojmë 6 vjet nga themelimi i Organizatës “Fuqia e Bashkimit Rinor” – gjashtë vite punë vullnetare, përkushtim, sakrificë dhe dashuri për rininë dhe qytetin tonë.
Falënderim i veçantë për Komunën e Gjilanit, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Faleminderit qytetarëve të Gjilanit, që gjithmonë na kanë përkrahur dhe na kanë dhënë forcë për të vazhduar përpara.
Një mirënjohje e madhe për të rinjtë, zemrën dhe shtyllën kryesore të organizatës sonë – ju jeni arsyeja pse ekzistojmë dhe pse vazhdojmë të rritemi çdo ditë.
Faleminderit familjeve të anëtarëve tanë, për durimin, besimin dhe mbështetjen e pakursyer.
Mirënjohje për anëtarët e organizatës, që pa interes personal, me iniciativë dhe vullnet të lirë, e kanë ndërtuar këtë histori suksesi.
Falënderojmë gjithashtu organizatat mbështetëse dhe partnerët, që kanë qenë pranë nesh në çdo hap.
Falënderojmë nga zemra Ansamblin “Zëri i Kamenicës”, si dhe këngëtarët:
• Tarie Shabani
• Gramos Daku
• Naser Beqriri
• Dion Sopi
të cilët realizuan një shfaqje të mrekullueshme, ndërsa e gjithë mbrëmja kaloi jashtëzakonisht mirë dhe la mbresa të paharrueshme.
Ky është vetëm fillimi.
Fuqia e Bashkimit Rinor – fuqishëm, hiç ndryshe, për rininë!