Erson Zymberi (1983) është regjisor nga Gjilani, i diplomuar në Regji Teatri në Universitetin e Prishtinës dhe me studime pasuniversitare në Teatër Eksperimental. Ka realizuar dhjetëra shfaqje në teatrot kryesore të Kosovës dhe është vlerësuar me çmime, përfshirë Çmimin Kombëtar për Regjinë më të Mirë për shfaqjen “Djali” (2025). Aktualisht është Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit të Gjilanit.