"Djali” vjen sonte, 20:00h, për herë të fundit këtë vit në skenën e Teatrit të Gjilanit — një histori që ka prekur zemra, ka hapur biseda dhe ka lënë gjurmë te çdo njeri që e ka parë. Kjo është nata kur publiku bëhet pjesë e një rrëfimi që nuk e harron: një familje që lufton me diçka të padukshme, një djalë që kërkon ndihmë, dhe heshtjet që shpesh flasin më shumë se fjalët. Sonte, kjo histori merr frymën e fundit… me ju. Nëse ende nuk e keni parë, sonte është e vetmja mundësi. Nëse e keni parë, sonte është hera për ta përjetuar sërish — në një atmosferë që nuk përsëritet. 🕗 Sone, e mërkurë, 20:00 📍Teatri i Gjilanit Mos e humbisni. Ju mirëpresim ❤️
Erson Zymberi (1983) është regjisor nga Gjilani, i diplomuar në Regji Teatri në Universitetin e Prishtinës dhe me studime pasuniversitare në Teatër Eksperimental. Ka realizuar dhjetëra shfaqje në teatrot kryesore të Kosovës dhe është vlerësuar me çmime, përfshirë Çmimin Kombëtar për Regjinë më të Mirë për shfaqjen “Djali” (2025). Aktualisht është Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit të Gjilanit.
More Info